Zhvillime dramatike, James Rodriugez po transferohet të gjiganti evropian

14:12 | 11 Dhjetor 2018

E ardhmja e yllit kolumbian James Rodriguez ka mbetur e paqartë.

Mesfushori i njohur dëshiron që të kthehet në Santiago Bernabeu kur t’i përfundojë periudha dyvjeçare si huazim te Bayern Munchen.

Sipas Marca, kolumbiani i ka thënë një gazetari nga Kolumbia se do të kthehet te mbretërit gjatë verës.

“Po kthehem te Real Madridi”, janë fjalët që ai raportohet t’i ketë thënë bashkëvendësit të tij.

Mbetet të shihet nëse kjo dëshirë e lojtarit ekziston edhe të ekipi madrilen.

Komento: