Neymar shumë pranë marrëveshjes me ekipin nga Arabia Saudite
Neymar Jr është pranë arritjes së marrëveshjes me ekipin e Arabisë Saudite, Al Hilal.
Kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që thekson se palët janë në një fazë të avancuar të bisedimeve.
Dokumentet tashmë i janë dërguar brazilianit për t’i kontrolluar.
Raportohet se oferta është shumë e madhe, e cila e ka joshur Neymarin.
Ndërkohë, Barcelona që deri mbrëmë ishte më së afërmi për të nënshkruar me të, mund të provojë të nënshkruajë me Joao Felix ditëve në vijim.