Zhvillime dramatike, Lukaku largohet nga kampi i Manchester Unitedit

11:57 | 19 Korrik 2019

Romelu Lukaku është larguar nga kampi përgatitur para fillimit të sezonit.

Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e ardhshme parasezonale.

Këtë të shtune në Singapor do të takohen Manchester United dhe Inter, ndërsa Solskjaer ka konfirmuar se lojtari nuk do të jetë pjesë e skuadrës, përcjell ORAinfo.

Lukaku është duke u përfolur për një transferim të Inter.

Deri tani Inter ka ofruar 65 milionë euro për sulmuesin belg, por Manchester United për kartonin e lojtarit po kërkon hiq me pak se 85 milionë euro.

E mosprezenca e Lukakut ndë ndeshjen kundër Interit, ka shtuar dyshimet se lojtari pritet shumë shpejt të prezantohet të ekipi i Antonio Contes. /ORAinfo/

Komento: