Inter nuk ka arritur t’i përmbush synimet e veta kwtw sezon.
“Corrierre dello Sport’ ka tronditur publikun italian me lajmin se Beppe Marotta mund të largohet nga Inter.
Marotta erdhi nga Juventus tek Inter, dhe si një menaxher i përgjithshëm, atij i ishte besuar të ishte “arkitekti” i një ekipi kampion.
Sidoqoftë, Corriere dello Sport duke u bazuar në burime pretendon se Marotta është gati të largohet nga Inter, dhe arsyeja është grindja me Antonio Conten.
“Marotta ka qenë në rolin e drejtorit sportiv në më shumë se 39 vite. Kam një ndjenjë se ai do të dalë në pension më herët shkaku i Contes”, ka deklaruar Ivan Zazorini, redaktor i gazetës së madhe italiane, përcjell lajmi.
Marotta ishte njeriu që solli Conten tek Inter, por ‘Zikaltërit’ nuk arritën rezultatet e pritura këtë sezon.