Zhvillime dramatike: Milan po e transferon yllin e Chelseas

20:59 | 18 Janar 2019

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso dëshiron një marrëveshje për sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi para atij te Genoas, Krzysztof Piatek

.

Rossonerët nuk po gjejnë qetësi në sulmin e tyre dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të largohet edhe i ardhuri i verës, Higuian.

Me Higuianin, i cili pritet të nënshkruaj me Blutë e Londrës, Gattusos do t’i dorëzohet një zëvendësim i drejtpërdrejtë nga drejtuesit e Milanit.

Sipas “Leggo”, i preferuari i drejtuesve të Milanit është sulmuesi i Genoas, polaku Piatek.

Megjithatë, nga ana e tij, Gattuso favorizon një sulmues tjetër për ta pasur në urdhrat e tij, belgun Batshuayi.

Sulmuesi është gjithashtu në bisedime me Monacon, të cilët kanë konfirmuar se asnjë marrëveshje nuk do të bëhet mbi kushtet që Chelsea janë duke kërkuar.

Komento: