Inter dhe Real Madrid pritet të bëjnë shkëmbimin e madh në afatin e janarit.
Mediat në Itali raportojnë se Inrter nuk ka hequr dorë për transferimin e Luka Modric dhe Toni Kroos, ndërsa në anën tjetër Real Madrid rikthen interesimin për transferimin e Mauro Icardi.
Sipas Corriere dello Sport, Gazzetta dello Sport dhe FCInterNeës, Modric nuk ka hequr dorë nga shpresa për t’u bashkuar me Interin pasi një ofertë verore u refuzua me mllef, përcjell ORAinfo.
Fituesi i Topit të Artë 2018 ka kontratë vetëm deri në qershor 2020 dhe ka shprehur zhgënjimin e tij në Real Madrid këtë sezon.
Komentet e tij në prag të humbjes në shtëpi nga Real Sociedad gjithashtu nxitën spekulime se ai do të kërkojë edhe një herë transferimin në Inter.
Është raportuar se Modric ka hedhur poshtë propozimin e fundit të kontratës nga Real Madrid, me vlerë 12 milionë euro në vit, për të marrë një pagë pak më të ulët prej 10 milionë euro në San Siro.
Ai nuk është i vetmi që duhet të lëvizë nga Bernabeu, pasi Kroos është gjithashtu në Radarin e Interit për sezonin e ardhshëm.
Në përgjigje, shkruan gazeta Corriere dello Sport, presidenti i Real Madrid Florentino Perez po synon ta transferojë nga Inter, Mauro Icardin.
Icardi po zvarrit këmbët e tij për një kontratë të re me Nerazzurët dhe ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh, megjithëse mund të aktivizohet vetëm nga data 1-15 korrik. /ORAinfo/