Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain nga sezoni i ardhshëm.
Raportet nga Franca tashmë janë shtuar rreth një kalimi eventual të teknikut portugez në “Parkun e Princave”.
Mourinho bëri punë të mirë me Romën, duke e fituar Ligën e Konferencës edicionin e kaluar, kurse është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës këtë edicion.
Trajneri aktual i PSG-së, Christophe Galtier nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe mund të largohet nga klubi parisien.