Zhvillime dramatike, Pogba nuk po transferohet në Juventus, ky pritet të jetë ekipi i ri i tij

10:50 | 11 Qershor 2022

Pogba ndërron mendje për të ardhmen shkaku i Zidane?

Rikthimi i Paul Pogbas te Juventusi duket se tani është në dyshim për të ndodhur.

Mesfushori francez është larguar nga Manchester Unitedi dhe do të mund të nënshkruajë me klubin e ardhshëm si lojtar i lirë, transmeton Express.

Për Pogban deri më tani raportohej se është afër rikthimit te Juventusi, por tani thuhet se ai ende nuk ka vendosur përfundimisht.

Sipas “RMC Sport”, 29-vjeçari është duke pritur për të mësuar rreth të ardhmes së Zinedine Zidane, para se të marrë një vendim përfundimtar.

Për Zidane së fundmi u raportua se është afër arritjes marrëveshjes me Paris Saint-Germainin.

Klubi francez është i lidhur edhe me një nënshkrim me Pogban dhe ardhja e ish-trajnerit të Real Madridit në “Parc des Princes”, mund t’ia ndërrojë mendjen edhe Pogbas.

Komento: