ZHVILLIME DRAMATIKE: Putin i kërkon parlamentit rus t’ia aprovojë sulmet jashtë vendit

17:41 | 22 February 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar parlamentit rus lejën për përdorimin e forcave ushtarake jashtë Rusisë, raporton the Guardian. Kjo do ta shtronte rrugën për sulm ndaj Ukrainës.

Presidenti rus ka kërkuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit për lejojë përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit, pasi njohu dy rajone të Ukrainës lindore, si entitete të pavarura dhe dha urdhër për dërgimin e ushtrisë atje, transmeton Express.

Gjatë adresimit, një zëvendësministër i Mbrojtjes ruse ka thënë se Rusia ka mbetur pa asnjë zgjidhje dhe se u duhet leja për të ndërhyrë ushtarakisht jashtë vendit.

Rusia dje i ka njohur pavarësinë dy rajoneve të Ukrainës lindore, Donjeck-ut dhe Luhansk-ut dhe ka dhënë urdhër për dërgimin e forcave për, siç e ka quajtur ai, “mision paqeruajtës”.

Pas kësaj, Presidenti rus ka mbajtur një fjalim para popullit të tij, ku ka akuzuar pa fakte se Ukraina ka armë nukleare dhe se po bëjnë shtypjen dhe spastrimin e pakicave ruse.

Ai tutje akuzoi Ukrainën se është krejtësisht e ndikuar nga Perëndimi.

Pas fjalimit të Putinit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe paralajmëruan sanksione të rënda Rusisë.

Komento: