Zhvillime dramatike, Werner po transferohet nga gjiganti nga Serie A

11:47 | 26 Shkurt 2020

Timo Wernder po del të jetë ndër lojtarët me të kërkuar të momentit.

Inter gjatë verës pritet të ketë një revolucion në fazën e sulmit.

Nga të gjithë sulmuesit në skuadrën aktuale të Antonio Contes, vetëm Romelu Lukaku është i sigurt që do të qëndrojë.

Alexis Sanchez do të kthehet te Manchester United, ndërsa Lautaro Martinez po kërkohet nga Barcelona.

Në gjithë këtë situatë, Inter ka filluar të mendojë për sulmuesit që do të afrojë në skuadër.

Mediet në Itali raportojnë se Timo Werner i RB Leipzig, mbetet kandidati i preferuar i ‘Zikaltërve’, përcjell lajmi.

Sulmuesi gjerman po kërkohet edhe nga Liverpool, gjë e cila do t’ia bëjë më të vështirë punën Interit, për të finalizuar këtë transferim.

Komento: