Zhvillime në dialog, Lajçak vizitë të paparaljmëruar në Prishtinë, Kurit lëshon Kuvendin për ta takuar

14:34 | 15 Shtator 2022

Kryeministri Albin Kurti është duke u takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se kjo është arsyeja se pse kryeministri doli nga seanca e Kuvendit ku aktualisht po debatohet për grevën në arsim.

“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit”, ka shkruar Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë tha se gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë.

Në seancën e Kuvendit opozita ka kritikuar qasjen e Qeverisë ndaj SBASHK-ut dhe fajësuan atë për mungesën e mësimit.

Komento: