
Skuadra e Romës po synon huazimin e anësorit të Real Madridit, Eden Hazard, për sezonin e ardhshëm, ka raportuar të martën “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se drejtuesit e ekipit italian kanë nisur kontaktet me Madridin pasi Hazard pritet të largohet nga klubi spanjoll gjatë kësaj vere.
Roma po kërkon huazimin njëvjeçar të Hazardit me opsionin e blerjes në verën e ardhshme.
Në fakt, është trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho që po insiston në transferimin e Hazardit, i cili sezonin e fundit ka pasur telashe të shumta me lëndimet.
Hazard 30-vjeçar në edicionin 2020/21 ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 21 paraqitje në të gjitha garat.
Ai iu bashkua Realit nga Chelsea në vitin 2019 për 150 milionë euro dhe me ekipin nga La Liga ka kontratë deri në vitin 2024.