Situata ka ndryshuar të gjiganti Italian i futbollit, AC Milan.
Si duket, Stefano Pioli do të vazhdoj të jetë trajner i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës gjermane Kicker, Ralf Ragnick nuk do të bashkohet me Milanin dhe kanë dështuar bisedimet disa mujore me Ivan Gazdis.
Aktualisht i punësuar te RB Leipzig, Ragnick nuk ka pranuar ta mbaj vetëm detyrën e drejtorit sportiv por edhe atë të trajnerit.
Edhe për sezonin tjetër besohet se Maldini dhe Pioli do të jenë në vendet që aktualisht kanë.