
Lojtari brazilian, Willian dëshiron të mbetet pjesë e Chelseas, pavarësisht konkurrencës në skuadrën e Londrës.
Kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti, por ai është duke biseduar për ta vazhduar kontratën edhe për tre vjet me skuadrën londineze.

Sulmuesi i krahut te “Blutë” e Londrës u transferua nga Anzhi në verën e vitit 2023.
Ai me Chelsean këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe pesë asistime.
Interesim për futbollistin që vlen 32 milionë euro ka shprehur Juventusi dhe disa skuadra të tjera në Evropë.