Zhvillime të reja në rastin e Donjeta Pajazitajt

15:43 | 30 July 2019

Rasti i Donjeta Pajazitit ishte rasti që tronditi tërë vendin.

Gjykata e Apelit sot i ka vërtetuar dënimin me ndalim të përjetshëm, Naser Pajazitajt, i akuzuar për rastin e Donjeta Pajazitajt, 24 vjeçares nga Strellci i Poshtëm i Komunës së Deçanit.

Ajo ishte parë për herë të fundit nga familjarët duke shkuar në punë.

Trupi i saj, ishte gjetur vetëm pas një muaji, përkatësisht më 9 nëntor të 2015 në bjeshkët e Strellcit me dy të qëlluara në kokë.

“Kroni i lajthisë”, ishte vendi ku e kishte dhënë frymën e fundit Donjeta Pajazitaj nga Strellci i Poshtëm i Komunës së Deçanit. Ajo ishte gjetur tek ky krua pa shenja jete e me dy të qëlluara në kokë, ditën e 9 nëntorit të 2015’ës.

I akuzuari për rastin e saj që nga fillimi i rastit ishte kushëriri i saj, Naser Pajaziti, të cilit më 25 mars iu iu shqiptua dënimi me burgim të përjetshëm. Dënimin e tij me ndalim të përjetshëm e ka vërtetuar sot edhe Gjykata e Apelit.

“Apeli gjeti se ankesa e të akuzuarit për rastin e D.P., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 23.04.209, është e pa bazuar në ligj. Kolegji profesional i kësaj gjykate, vlerësoj se aktgjykimi i shkallës së parë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk ka shkelje të ligjit penal.

Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit konstatoj se meqenëse në veprimet e të akuzuarit qëndrojnë rrethana posaçërisht renduese, ashtu sikurse ka vlerësuar edhe gjykata e shkalles se parë, dënimi me ndalim të përjetshëm është në harmoni më rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarit, dhe më këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit, sikur parasheh neni 44 i KPRK-së”, ka njoftuar Gjykata e Apelit.

Donjeta Pajazitaj, një vajzë e moshës 24-vjeçare nga Strellci i Poshtëm i Komunës së Deçanit ishte zhdukur për 39 ditë. Ajo ishte parë për herë të fundit nga familjarët duke shkuar në punë. Trupi i saj, ishte gjetur vetëm pas një muaji, përkatësisht më 9 nëntor të 2015 në bjeshkët e Strellcit me dy të qëlluara.

Komento: