Rasti i vajzës nga Drenasi, ishte rasti i cili tronditi tërë vendin.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se shpejt do të ngritet aktakuza ndaj të dyshuarve për rastin e keqpërdorimit të vajzës nga Drenasi.
Kryeprokurori Imer Beka ka thënë se të premten janë intervistuar edhe dy punëtorë të shkollës ku vajza kishte vijuar mësimin.
Aktakuza për rastin e vajzës nga Drenasi është shumë gati për t’u ngritur, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.
Po për këtë rast dje janë intervistuar edhe dy persona tjerë nga Prokuroria e Prishtinës.
“Dje janë intervistu edhe dy persona”, tha Beka. Express mëson se bëhet fjalë për dy punëtorë të shkollës.
“Sipas prokurorit rasti është shumë afër përfundimit të hetimeve dhe janë marrë të gjitha veprimet procudrale hetimore”, përfundoi Beka.
Vajza nga Drenasi, sipas dosjes së Prokurorisë, ishte keqpërdorur nga një profesor i shkollës së mesme dhe nga një polic.
Veç këtyre dyve, në dosjen e Prokurorisë, janë edhe disa persona të tjerë të përfshirë për të cilët s’dihet nëse do të ngritët aktakuzë.
18 vjeçarja kishte abortuar në një klinikë private në Prishtinë pasi ishte detyruar nga polici. Por, ende nuk është konfirmuar saktë se i kujt ishte fryti.
Edhe disa policë tjerë të Stacionit në Drenas janë përfshirë në hetime por ende asnjëri prej tyre nuk është suspenduar dhe nuk ka pasur ndonjë masë disiplinore.
Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, para disa ditësh, ka thënë se posa të kenë rekomandime nga Inspektorati Policor do të marrin masa.
Përpos policit Vesel Veseli, mësuesit Xhevdet Gashi i dyshuar në këtë rast është edhe avokati Gazmend Halilaj, i cili kishte qenë edhe avokat i profesorit kur ky ishte denocnuar keqpërdorues.