Zhvillime të reja në rastin e vajzës nga Drenasi

19:13 | 05 June 2019

Rasti për vajzën nga Drenasi, ishte rast që tronditi tërë vendin.

Gjatë ditës së sotme Gjykata e Apelit vendosi që ta ndërpresë masën e ndalimit shtëpiak ndaj të pandehurit Gazmend Halilaj duke vendosur që avokati Halilaj të paraqitet në stacionin policor çdo të hënë në orën 10:00.

Këtë masë, Apeli e ndryshoi pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila i dha arrest shtëpiak avokatit Gazmend Halilajt, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në keqpërdorim ndaj një të miture nga Drenasi.

Ky vendim i Apelit do të jetë në fuqi deri në korrik të këtij viti.

Ndërkohë që Prokuroria po pretendon se do të bëjë ankesë konform ligjit sa i përket vendimit të Gjykatës së Apelit.

Prokuroria e Shtetit pritet që të bëjë ankesë ndaj vendimit që Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë për ndryshimin e masës së ndalimit shtëpiak në paraqitje në stacionin policor për avokatin Gazmend Halilaj nga Drenasi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në skandalin seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.

Halilaj po akuzohet për dy vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “nga neni 422 dhe “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” nga neni 239 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Por për ankesë ndaj vendimit të Apelit, pritet që në ditët në vijim të vihet në aksion Prokuroria e Shtetit.

Kështu ka deklaruar të mërkurën prokurori i cili po merret me hetimet për këtë lënë, Ruhan Salihu.

“Ne në bazë të ligjit do t’i shqyrtojmë mundësitë që të bëjmë ankesë. Po e presimin që të na vije vendimi i apelit për ndryshimin e masës”, ka deklaruar prokurori i rastit.

E pala mbajtëse e avokatit Gazmend Halilaj, gjatë ditës së enjte ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Apelit të Kosovës në të cilën kontestohej vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për masën e ndalimit shtëpiak për Halilajn.

Pala mbrojtëse e Halilajt, ka kërkuar që masa e ndalimit shtëpiak t’i ndryshohet atij.

Vetëm pas tre ditëve, Apeli vendosi në favor të avokatit të akuzuar për keqpërdorim.

Sot, kjo Gjykatë ka marrë vendim që ta ndryshojë vendimin e Themelores.

“Me aprovimin e Ankesës së mbrojtësit të të pandehurit Gazmend Halilaj, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për vepra të rënda, ashtu që ndaj të pandehurit Gazmend Halilaj, NDËRPRITET masa e ndalimit shtëpiak sot më datë 03.06.2019 dhe njëjti urdhërohet që të paraqitet në stacionin policor në çdo të hënë në ora 10:00, e cila masë sipas këtij aktvendimi do t’i zgjasë deri më datë 27.07.2019”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

E ndërkohë, për ndryshimin e masës së ndalimit në paraqitje në stacionin policor ka folur edhe vet Halilaj.

“Po, jam liruar nga ndalimi shtëpiak. Tash do të paraqitem në polici”, ka treguar Halilaj.

MST: Prokuroria: Po e presim një ekspertizë, pastaj aktakuzën për ‘Rastin Drenasi” e dorëzojmë në Gjykatë

E ndërkohë, prokuroria Themelore e Prishtinës thotë se po e pret një ekspertizë financiare e cila do t’i jap më shumë detaje rastit.
Lënda bashkë me ekspertizën pastaj do t’i dorëzohet Gjykatës.

Kështu tha prokurori Ruhan Salihu.

“Rreth çështjes së aktakuzës për këtë lënë, ne po e presim edhe një ekspertizë. Posa të na vijë, do t’ia bashkëngjisim aktakuzës dhe bashkë me të do ta dorëzojmë në gjykatë”, sqaroi Halilaj.

E ekspertiza financiare ka të bëjë për njërin nga tre personat e akuzuar për keqpërdorimin ndaj vajzës nga Drenasi.

Kjo ekspertizë do t’i jap pasqyrën financiare të të hyrave bankare për njërin nga të akuzuarit për këtë rast.

Para avokatit janë arrestuar edhe polici Vesel Veseli, arsimtari Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu Fehmi Ahmeti.

Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Shtetit në lidhje me rastin ndaj 16-vjeçares, ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje.

Më 5 shkurt të këtij viti në media është raportuar se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur nga profesori SH. XH. dhe nga hetuesi policor V. V., ky i fundit dyshohet se e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar të abortojë.

Komento: