Zhvillime të reja në SHSKUK pas dorëheqjes së Latifit

13:43 | 07 October 2022

Pas dorëheqjes së Latifit, zhvillime të reja në SHSKUK.

Dorëheqja e Rifat Latifit nuk ka ndikuar në rënien e aktiviteteve në SHSKUK.

Gjatë vizitës të ushtrueses së detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, në Klinikën e Onkologjisë, u fol për sfidat e kësaj klinike.

Kreu i SHSKUK-së diskutoi me stafin e mjekëve për punën në këtë klinikë, me theks të veçantë rreth krijimit të kushteve më të mira për punëtorët shëndetësorë.

Sipas saj, përmirësimi i kushteve të punës do të reflektonte direkt në rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore për pacientët.

Komento: