Zhvillimet dramatike: Bruno Fernandes po transferohet të rivali i Manchester Unitedit

18:50 | 01 Gusht 2019

Gjigandi i Premier League, Tottenham Hotspur raportohet se është përsëri në garë për të nënshkruar me shënjestrën e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes.

Sky Italia kishte pohuar se United ishte një “hap larg” për të nënshkuar me yllin e Sporting Lisbonës, por gjërat duket se kanë ndryshuar, përcjell ORAinfo.

Tani është Ttotenham ata që kanë dërguar një delegacion në Lisbonë për të joshur mesfushorin për të nënshkuar me Tottenham Hotspur këtë verë.

Duncan Castles gjithashtu pretendon se Spurs i kanë dërguar negociuesit e tyre për të bërë një marrëveshje, pasi oferta e parë e Spurs me rreth 45 milion euro është refuzuar nga klubi portugez.

Fernandes thuhet se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë dhe është i gatshëm të transferohet në Premierligë.

Sporting thuhet se ka pas një tarifë prej rreth 70 milionë euro për ta lënë lojtarin të largohet këtë verë.

Mbetet të shihet nëse Tottenham apo United do ta ofrojnë këtë shumë. /ORAinfo/

Komento: