Zhvillimet e fundit në Bosnje, Escobar kërcënon me sanksione

17:26 | 09 November 2021

Escobar në Bosnjë e Hercegovinë: Sanksionet janë në tavolinë

Një nga temat më të rëndësishme të këtyre ditëve në Bosnjë e Hercegovinë është padyshim vizita e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili aktualisht sipas shumëkujt është tronditur nga kriza më e madhe politike që nga lufta, shkruan gazeta boshnjake, Avaz, transmeton Express.

Escobar foli në Radio Televizionin e Bosnjës për mbështetjen e SHBA-së për BeH, por edhe për sanksionet e mundshme të SHBA-së.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë garantojnë me vendosmëri sigurinë në Bosnjë dhe përsëriti edhe një herë se nuk do të ketë luftë.

Siç tha ai, sanksionet amerikane, për të cilat shumë po flasin, janë në tavolinë, por ato nuk kanë për qëllim Republika Srpskan, por individë, përfshirë kompanitë që i ndjekin, tha Escobar për BHRT.

Komento: