Zhvillimet e fundit në vend, Abott i shkon Kurtit në Kryeministri

15:48 | 26 Shtator 2023
zhvillimet-e-fundit-ne-vend,-abott-i-shkon-kurtit-ne-kryeministri

Ambasadori britanik, Nikolas Abott ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti.

Ky takim mësohet se kishte të bëjë kryekëput për zhvillimet e fundit në vend, konkretisht ngjarjen terroriste në veri.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, edhe ambasadori amerikan zhvilloi takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Diplomati amerikan theksoi se ajo çfarë ndodhi në Kosovë ishte një sulm serioz i rëndë.

Hovenier mes tjerash tha se institucionet e sigurisë po bëjnë gjënë e duhur në zbardhjen e rrethanave./Indeksonline

Komento: