Zhvillimet e fundit në veri, presidenti i Shqipërisë bisedon në telefon me Vjosa Osmanin

15:33 | 06 November 2022

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar sot bisedë telefonike me homologen e tij kosovare Vjosa Osmani mbi situatën e tensionuar në veri.

Në një postim në Facebook, presidenti Begaj ka shkruar se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe mbi dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

“I shpreha shqetësimin presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO”, ka shkruar Begaj.

Ai ka theksuar se mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik i Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Komento: