
Mesfushori francez Warren Bondo, i cili u transferua te Milani gjatë merkatos së dimrit, po shqyrton ofertën për t’u huazuar sezonin e ardhshëm.
Pas rikuperimit nga dëmtimi dhe konkurrencës së fortë në skuadër, me ardhjet e Modric, Ricci dhe mundësinë e Ardon Jasharit, minuta e lojës për të është reduktuar ndjeshëm, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Bondo dëshiron të qëndrojë te Rossonerët dhe të luftojë për një vend nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri. Klubi, nga ana tjetër, po vlerëson mundësinë e huazimit të tij, me Cremonese që ka shfaqur interes konkret për mesfushorin francez.
Zhvillimet mbi të ardhmen e Bondos priten në ditët në vijim, ku dëshira e lojtarit dhe vendimi i klubit do të kenë një peshë të rëndësishme. /ORAinfo/