Zhvillimet e fundit/ Thyhet dera, mbështetësit e Berishës futen në selinë e PD

11:39 | 08 Janar 2022

Mbështetësit e Berishës futen në selinë e PD

Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty.

Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda.

Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”.

Komento: