Zhvillimet në KPM, Molliqaj: Su*lm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë

19:08 | 17 January 2025
zhvillimet-ne-kpm,-molliqaj:-su*lm-i-pa-precedente-ndaj-fjales-se-lire

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se sot u një sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë.

Ai shton se ky pushtet nuk po i fsheh qëllimet e tij.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Para 1 viti e gjysmë, duke ia vendosur drynin KPM-së, e patëm paralajmëruar kapjen e këtij institucioni. Kur sinjali i paralajmërimit nuk ka vesh, nuk ka parandalim. Reagimet e momentit nuk po mjaftojnë për pushtetin e dehur pas kapjes e pushtimit. Sot u krye një një sulm i pa precedentë ndaj fjalës së lirë.

Cila është përgjigja jonë? Veç kulturën e juaj po e tregoni?! Jo. Figura e sjelljes “racionale” kur emergjencë është shkelja e lirive themelore do të ishte pranim i disiplinës. Çfarë na duhet është beteja: shtypësi, autokrati nuk do të kulturohet, ai duhet të mundet.

Komento: