Zhvillimet në vend, ambasadori gjerman i shkon në zyre Osmanit

18:10 | 22 November 2022

Zhvillimet e fundit në vend, sidomos pas dështimit të arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ka bërë që të ketë reagime të shumta.

Lidhur me këtë situatë, sot në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani ka shkuar ambasadori gjerman Jorn Rohde.

Sipas njoftimit për media, thuhet se Osmani dhe Rohde kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ambasadori gjerman, gjatë ditës së djeshme ka thënë se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për targat.

“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, deklaroi Rohde.

Tutje tha se “na duhen më shumë burrështetas e më pak rrezikues”.

Komento: