Zhvillimet të papritura, Rabiot transferohet të gjiganti nga Premierliga

11:32 | 29 Mars 2019

Adrien Rabiot do të largohet nga PSG në afatin e verës.

Sipas raportimeve të përditshmes britaneze “Daily Mirror”, Liverpool ka përmbysur situatën dhe është favorite për shërbimet e mesfushori të PSG, Adrien Rabiot.

Liverpool, ndonëse nuk ishte përmendur më herët që ka interesim për Rabiot, tani ka marrë kryesimin si klubi favorit për të siguruar shërbimet e yllit 24-vjeçar.

Rabiot do të çlirohet nga PSG me parametra zero më datë 1 korrik dhe Liverpool i trajnerit gjerman Jurgen Klopp ndodhet momentalisht superior ndaj pretendentëve të tjerë.

Rabiot që është aktualisht në krizë ekstreme me klubin e tij PSG, me teknikun Thomas Tuchel që nuk e grumbullon që nga dhjetori i vitit 2018, kërkohet edhe nga Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Juventus e Milan.

Komento: