
Milan është në kërkim të lojtarëve për afatin e verës.
Një mëngjes i zënë në Casa Milan. Sipas informacioneve të Calciomercato, Gerry Piccolillo dhe Daniele Piraino, avokat dhe agjent i Amadou Diawara, arritën pak kohë më parë për një takim me Paolo Maldini në selinë qendrore të rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Foto: Amadou Diawara
Mesfushori i Napolit mund të bëhet një emër i nxehtë për mesfushën e Milanit pas ardhjes së Kuricit (i cili iu nënshtrua kontrolleve mjekësore këtë mëngjes) dhe përshpejtimin për Sensi.
Pritet që shumë shpejt Milan të vendos nëse do ta transferoj lojtarin e njohur. /ORAinfo/