Zhvillohet bashkëbisedim me nxënësit e Ferizajt kundër dhun*ës në familje

18:38 | 06 Dhjetor 2024
zhvillohet-bashkebisedim-me-nxenesit-e-ferizajt-kunder-dhun*es-ne-familje

Kundër dhunës në familje, u bashkëbisedua të premten me nxënësëit e shkollave të mesme të Ferizajt.

Këtë e bëri policia rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me përfaqësues të komunës së Ferizajt, Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore, KFOR, OSBE, Qendrës për Punë Sociale, anëtarë të Mekanizmit Ndërinstitucional Kundër Dhunës në Familje dhe të tjerë.

Ngjarja u zhvillua në kuadër të fushatës  “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, në palestrën “Bill Clinton”.

“Në këtë bashkëbisedim me nxënës, drejtuesit e institucioneve vunë theksin që të bashkuar të luftojnë dukurinë e dhunës me bazë gjinore, ndërsa edhe nxënësit paraqiten pyetjet, komentet dhe shqetësimet e tyre për këtë dukuri” , thuhet në komunikatë, përcjell Klankosova.tv.

Policët e Njësisë së Dhunës në Familje për të pranishmit shpërndanë edhe fletëpalosje me moton  “JU JENI FORCA QË THYEN HESHTJEN!”.

Komento: