Sot në Tiranë është zhvilluar takimi me qëllim finalizimin e Protokollit të Parë të Bashkëpunimit Tekniko- Shkencor mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Për këtë takim ka njoftuar Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, shkruan ORAinfo.
Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit të “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës”, bashkë me zëvendësministrin e MAShT, z.Heset Sahiti dhe kolegë tjerë të ministrisë.
Ky takim u finalizua me nënshkrimin e këtij protokolli, tregoi ndër të tjera Gashi në shkrimin e tij./ORAinfo/
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:
Në kuadër të zbatimit të “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës”, bashkë me zëvendësministrin e MAShT, z.Heset Sahiti dhe kolegë tjerë të ministrisë, zhvilluam në Tiranë një takim me qëllim finalizimin e Protokollit të Parë të Bashkëpunimit Tekniko- Shkencor mes të dyja vendeve.
Takimi u finalizua me nënshkrimin e Protokollit të Parë të Bashkëpunimit Tekniko-Shkencor mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili do të hapë rrugën për ndërveprimin e hulumtuesve shqiptarë, me mbështetje institucionale.