Zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj, gjobiten me nga 1000 euro shoferët

11:50 | 21 Korrik 2024
zhvilluan-gara-te-shpejtesise-ne-ferizaj,-gjobiten-me-nga-1000-euro-shoferet

Janë gjobitur dy shoferë të moshës 20-vjeçare në Ferizaj, njëri nga ta banues i Francës, pasi me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit  40 km/h po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 1000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve u shqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative, për shtetasit e huaj.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Komento: