Zidane befason me vendimin e fundit, ‘blindon’ këtë lojtar në Real

15:45 | 02 Prill 2019

Bosi i Real Madridit Zinedine Zidane këmbëngul se nuk ka plane për të shitur Raphael Varane këtë verë.

Mediat spanjolle raportuan të martën se Varane ishte duke u afruar më shumë tek Juve, mes spekulimeve që mbrojtësi donte të largohej nga Madridi.

Ky do të ishte një rast që Madridi të tentoj të transeferojë Kalidou Koulibaly nga Napoli si një zëvendësim.

Megjithatë, Zidane tha në një konferencë për shtyp se Varane mbetët në Madrid.
“Unë nuk dua të imagjinoj një Madrid pa Varane”.

“Ai është ende i ri, ka qenë këtu për shumë vite, ai është duke bërë mirë. Ka shumë gjëra që kanë dalë duke thënë se ai është i mërzitur, por është pjesë e jetës së lojtarëve”.

“E shoh atë në një mënyrë të mirë. Ai nuk më ka thënë asgjë. Gjëja më e rëndësishme është ajo që ai më thotë, se ai është në klubin më të mirë në botë”.

“Ai e di, fitoi shumë dhe e shoh atë në një mënyrë të mirë. Dëshira ime është ta mbajë atë në klub”, ka thënë Zidane.

Komento: