Zidane “bllokon” largimin e këtij lojtari nga Reali

09:28 | 27 Maj 2019

Zinedine Zidane, dëshiron që Sergio Ramos të mbetet me Real Madridin, edhe nëse mbrojtësi ka dyshime për të ardhmen e tij, raporton Marca.

Zidane beson se Ramos mbetet një lojtar kyç në dhe jashtë fushës për klubin kryeqytetas dhe është i bindur se Florentino Perez mund ta zgjidhë situatën, përcjell ORAinfo.

Ramos aktualisht ka vetëm një ofertë të vërtetë, nga Kina por interesim ka edhe nga Seria A./ORAinfo/

Komento: