Zidane do t’i ketë rreth 250 milionë euro për të blerë lojtarë te Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zidane do t’i ketë rreth 250 milionë euro për të blerë lojtarë te Chelsea

12:04 | 23 Shkurt 2019

Chelsea sivjet ka ka pasur një sezon dëshpërues nën menaxhimin e italianit Maurizio Sarri.

Dhe, klubi anglez tanimë po mendon që për sezonin e ardhshëm të emërojë ish trajnerin e Real MAadrdi, Zinedine Zidane.

261 milionë dollarë, kaq do t’i ketë në dispozicion Zidane për të blerë lojtarë te Chelsea.
Sipas asaj që raporton The Sun, nëse Zinedine Zidane merr drejtimin e Chelsea, Roman Abramovich i ka premtuar 200 milionë funte (261m dollarë) investime, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Chelsea është dënuar me dy afate të premten nga FIFA, klubi do të apelojë dhe besojnë se do të mund të blejnë lojtarë gjatë verës.

Edhe pas dënimit, Zidane vazhdon të përmendet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar në Stamford Bridge Maurizio Sarrin, ky i fundit është në prag të shkarkimit.

Komento: