Zidane dridh botën e futbollit, po i blen dy mesfushorët me të mirë në botë

13:06 | 25 Prill 2019

Zinedine Zidane është duke e projektuar planin si do të duket Real Madid në sezonin e ardhshëm.

Trajneri francez ka në plan disa blerje të bujshme,

Sipas mediave spanjolle, Zidane po planifikon një revolucion në klubin nga kryeqyteti spanjoll, me një buxhet të madh në dispozicion të tij.

Qëllimi i tij kryesor është Paul Pogba. Fuqia e shpenzimeve të klubit dhe gatishmëria e yllit të Manchester United për të provuar një ligë të re, po shihet si mundësi që Pogba të transferohet në Santiago Bernabeu, përcjell ORAinfo.

Për më tepër, sipas Tuttosport, Zidane po kërkon gjithashtu të përforcojë mesfushën e tij me yllin e Juventusit – Miralem Pjanic.

Boshnjak nuk konsiderohet i paprekshëm para një oferte të rëndësishme dhe megjithëse në ofertat e kaluara të mëdha ishin refuzuar, por tani situata është e ndryshme.

Përveç këtyre dy lojtarëve, Zidane është duke bërë përpjekje për të sjell në Madrdi edhe yllin e Tottenahm, Eriksen. /ORAinfo/

Komento: