Zidane ‘dridhë’ tifozët e Manchester Unitedit, kjo është deklarata e tij për Pogban

13:51 | 30 Mars 2019

Janë shtuar zërat se Paul Pogba mund t’i bashkohet Real Madidit në afatin e verës.

Simpati për të treguar edhe trajneri i Realit, Zinedine Zidane. Ai e ka pranuar se i pëlqen mesfushori i Manchester United, Paul Pogba.

Në konferencë për media, para ndeshjes me Huecan të dielën, Zidane u vërshua me pyetje për lojtarët që lidhen me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Në mesin e shumë emrave që u përmenden, ishte edhe ai i Paul Pogbas, për të cilin, Zidane haptazi ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër.

“Më pëlqen shumë Pogba, kjo nuk është diçka e re”, u shpreh Zidane.

“E njoh personalisht, ai është lojtar ndryshe nga të tjerët, kontribuon shumë. Të paktën janë ata që kontribuojnë sikur Pogba. Ai e di si të sulmosh, si të mbrohesh. E di çfarë të bëj në fushë”.

“Ai nuk është pjesë e skuadrës sime, ai luan për Unitedin dhe atë që ai ka thënë për Madridin dhe dëshirën e tij për të ardhur nëse një ditë ka mundësi kur ai të largohet nga United. Pas përvojës në United, përse të mos vijë në Real Madrid?”, ka thënë para gazetarëve Zidane.

Komento: