Zidane e do me ҫdo kusht Hazardin, befason me veprimin e fundit

21:39 | 24 Maj 2019

Duket se Zinedine Zidane e do me ҫdo kusht Eden Hazardin.

‘Evening Standard’ raporton se Zinedine Zidane po shtynë në maksimum skuadrën e Real Madrid që të takojnë drejtuesit e Chelsea, transmeton lajmi.

Kërkesa e trajnerit francez është që sa më parë të arrihet një marrëveshje që do ta bënte belgun lojtar të ‘Los Blancos’.

Përfaqësuesit e Real Madrid kanë dështuar të takohen me ata të Chelsea, për të diskutuar për Hazard,

Zidane po e sheh transferimin e lojtarit si prioritet për skuadrën dhe po shtynë me të gjitha forcat që të arrihet marrëveshja.

Komento: