Zidane e këshilloi sulmuesin që të largohej nga Real Madrid, Milan i prinë garës për të
Milan ka qenë i lidhur me disa sulmues këtë verë, por në vend të kësaj ata vendosën të rinovojnë kontratën e Zlatan Ibrahimovic. Për sa kohë që ai qëndron në formë, suedezi do të fillojë çdo ndeshje, duke hequr nevojën e një sulmuesi.
Sipas gazetës spanjoll AS, Rossonerët janë një nga ekipet që janë të interesuar ende për Luka Jovic.
Aventura e 22-vjeçarit në Real Madrid nuk ka qenë aspak e lehtë dhe Zinedine Zidane tani e ka këshilluar atë të largohet në formë huazimi këtë sezon.
Gjatë një takimi, i cili u zhvillua disa ditë më parë, menaxheri shpjegoi pse një lëvizje kredie do të jetë e mirë për të.
Edhe Chelsea kishte shprehur interesim për të, por përfundoi me nënshkrimin e Timo Werner. Kjo ka bërë që tani Milan të jetë në pozitë të favorshme për nënshrkimin e sulmuesit.
Mbetet të shihet nëse kuqezinjtë do ta shfrytëzojnë këtë perparësi. /ORAinfo/