Zidane ka në mendje një lojtar.
Felipe Anderson la verën e kaluar Lazion për t’u transferuar në Angli te skuadra e West Hamit.
Braziliani është duke bërë mirë punën e tij në Londër dhe për këtë ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Europës, Real Madridit.
25-vjeçari shihet nga “Los Blancos” si një alternativë e mirë nëse ata nuk arrijnë të kryejnë goditjen “Eden Hazard” nga Chelsea.
West Hami e transferoi Andersonin për 35 milionë euro, ndërkohë që një ofertë 60 milionë euro mund t’i bindë londinezët ta lërë të lirë mesfushorin e avancuar.
Në këtë sezon Anderson ka shënuar 8 gola me fanellën e “Hammers, ndërkohë që ka dhënë edhe 6 asiste.