Zidane i bënë oferte Hazardit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zidane i bënë oferte Hazardit

08:14 | 15 Mars 2019

Kjo është oferta e parë e Real Madridit për Hazardin.

Eden Hazard mund të bëhet shumë lehtë transferimi i dytë i Zinedine Zidanes te Real Madrid.
Real Madrid kanë përgatitur ofertën e parë për Eden Hazard, të cilën do t’ia ofrojnë skuadrës nga ‘Stamford Bridge’, Chelsea.

‘The Sun’ shkruan se përfaqësues të skuadrës së bardhë kanë qëndruar në Londër, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme që dërgon belgun në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Los Blancos’ synojnë të bëjnë Eden Hazardin nënshkrimin e dytë për Zinedine Zidanen, pas zyrtarizimit të mbrojtësit të Portos, Eder Militao.

Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, dhe deri më tani ka hedhur poshtë dy oferta për rinovimin e kontratës, në pritje të Real Madridit, admirimin për të cilën skuadër nuk e ka fshehur asnjëherë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!