Zidane i jep lajmin e keq Real Madridit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zidane i jep lajmin e keq Real Madridit

08:22 | 08 Prill 2021

Zinedine Zidane nuk garanton qëndrimin në Real Madrid pas këtij sezoni.

Pas ndeshjes me Liverpoolin, ku Reali i tij fitoi 3-1, Zidane u pyet për mundësinë që të marrë drejtimin e Juventusit, pasi Andrea Pirlo që nuk ka mundur t’i japë vazhdimësi ciklit prej 9 titujsh radhazi në kampionat të bardhezinjve.

Tekniku francez nuk fshehu lidhjen e tij të fortë me skuadrën italiane, ku ka pasur një të kaluar të shkëlqyer si futbollist.

“Më pëlqen ajo që bëj dhe është e vështirë të bëj më mirë, edhe pse kam skuadrën për ta bërë. Italia është në zemrën time. Kam kaluar 5 vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua, por për momentin jam këtu”, tha Zidane.

Komento: