Zidane i prerë: Nëse ky lojtar nuk transferohet nga Reali, unë largohem

08:37 | 06 Mars 2020

Zinedine Zidane ka vendosur që të largohet nga Real Madrid, nëse presidenti Florentino Perez nuk e transferon në ;Santiago Bernabeu’, Paul Pogban.

Zinedine Zidane vendosi të rikthehej në Madrid me një kërkesë të qartë, të nënshkruhej me mesfushorin francez, Paul Pogba.

Mesfushori dëshironte të largohej nga Manchester United, për t’iu bashkuar Zinedine Zidanes te Real Madrid.

Afati kalimtar veror nuk shkoi sipas dëshirës së Zidanes, me Florentino Perez që vendosi të transferonte Luka Joviq në sulm, dhe të mbante në skuadër James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Të dy këta të fundit, sot janë pjesë e Real Madridit, por nuk janë duke e ndihmuar Zinedine Zidanen në fushë, me të parin që nuk luan, dhe Bale, që preferon më shumë ndeshjet e golit.

Në verën e vitit 2020, Zidane do të tentojë të afrojë në skuadër sërish bashkëvendësin e tij, që të Manchester United është paraqitur vetëm shtatë ndeshje këtë sezon, të përshkruar me shumë lëndime.

Komento: