
Manchester United i ka thënë Mino Raiolës, agjentit të Paul Pogba, se Real Madrid do të duhet të paguajë 130 milionë funte për të nënshkruar mesfushorin këtë verë, thotë Marca.
Fituesi i Kupës Botërore është duke shijuar sezonin e tij më të mirë me Unitedin, duke shënuar 13 gola, dhe është ringjallur nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer,përcjell ORAinfo.

Mino Raiola gjithashtu do të udhëtojë për në Turin këtë javë për të diskutuar një kontratë të re për Moise Kean, i cili ka arritur gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A. Raiola gjithashtu do të diskutojë të ardhmen e klientit të tij, Ligt, thotë Tuttosport./ORAinfo/