Zidane ia hap derën yllit të madh

20:35 | 16 Prill 2019

Sipas asaj që është raportuar nga El Chiringuito, Real Madrid nuk kanë mbyllur plotësisht derën për mundësinë e nënshkrimit të brazilianit të PSG ,Neymar.

Neymar, transferimi i të cilit në PSG në vitin 2017 i kushtoi Parisienëve një shifër prej rreth 220 milion euro, është lidhur me një lëvizje në Real Madrid për vite me rradhë; pothuajse që nga momenti që ai u largua nga Barcelona, përcjell ORAinfo.

Ndonëse Madridi nuk e ka mbyllur plotësisht portën për shanset e nënshkrimit të Neymar, ai do të kushtojë një shumë të madhe parash dhe Los Blancos mund të vendosin të ndjekin një alternativë alternative si Kylian Mbappe ose Eden Hazard./ORAinfo/

Komento: