Zidane ia mbylli derën, Ylli i Realit kërkon largimin nga klubi

16:56 | 17 Qershor 2019

Dani Ceballos nuk do të jetë më pjesë e Real Madridit.

‘Los Blancos’ janë ndër skuadrat më aktive në tregun e transferimeve, ku kanë afruar disa lojtarë me emër, dhe në mesin e tyre edhe Eden Hazard.

Ardhjet e emrave të mëdhenj do të detyrojnë Zidanen që t’u tregojë derën disa lojtarëve, pasi edhe ashtu ka numër të madh të lojtarëve në dispozicion.

Mediet në Spanjë shkruajnë se Zidane tashmë i ka bërë të ditur Ceballos se nuk bën pjesë më në planet e tij.

Pori, besohet i menjëhershëm të ketë qenë reagimi i mbrojtësit 22 vjeçar.

“Mos u shqetësoni zotëri, as unë nuk dua të punoj më me ju”.

Komento: