Zidane jep lajmin e keq për tifozët e Manchester Unitedit

12:59 | 31 Mars 2019

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për tifozët e Manchester Unitedit, nga Zinedine Zidane.

Zidane ka konfirmuar se Raphaël Varane është i lumtur tek Real Madrid, duke shuar shpresat e ‘djajve të kuq’.

Skuadra nga ‘Old Trafford’ ka qenë lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm të fituesit të kupës së botës.

“Mund t’iu them se ai është shumë i lumtur këtu. Ai ka qenë këtu për tetë vite, ka bërë shumë mirë deri më tani” ka thënë Zidane.

“Nuk e shoh atë në mënyrën se si e shohin të tjerët së fundmi. Ai duket i lumtur dhe i përkushtuar në atë që bën” ka thënë ndër të tjerash trajneri francez.

Manchester United ka për synim kryesor që të transferojë një qendër mbrojtës, dhe pas zërave se Varane është i pakënaqur tek Real Madrid, interesimi për francezin ishte i madh.

Komento: