Zidane lodhet nga ky lojtar, kërkon largimin e tij

09:30 | 17 Prill 2019

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane i ka thënë klubit të shesë Gareth Bale këtë verë.

Bale ka shënuar mbi 100 gola për Madridin që nga një lëvizje e vitit 2013 nga Tottenham Hotspur, duke ndihmuar gjigantët spanjollë të fitojnë një titull La Liga, një Copa del Rey dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve,përcjell ORAinfo.

29-vjeçari ka pasur një fushatë të vështirë 2018-19, megjithatë, duke shënuar vetëm tetë gola në La Liga.

Manchester United, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur besohet të jenë tre nga klubet e interesuara për nënshkrimin e uellsinain në dritaren e transferimit të kësaj vere.

Sipas The Indepdenent, Zidane më në fund është lodhur nga Bale, me sulmuesin që nuk është në planet e trajnerit të ri të rikthyer para sezonit 2019-2020./ORAinfo/

Komento: