Zidane-Man Utd, vjen lajmi “bombë”

15:05 | 19 Dhjetor 2018

Ish-trajner i Real Madridit, Zinedine Zidane tashmë ka në dorë një ofertë nga Manchester United.

Kjo e fundit gjatë ditës së djeshme në mënyrë të papritur kishte shkarkuar trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Trajneri francez nuk i është përgjigjur ende klubit anglez, por planifikon ta merr gjatë verës drejtimin e klubit të Ligës Premier.

“Zizu është i gatshëm ta pranojë sfidën, por do të preferonte të merrte ekipin në qershor dhe jo tani”, citon AS fjalët e Edward Woodward, drejtori ekzekutiv i Unitedit.

Zinedine Zidane, i cili u largua nga Madridi verën e kaluar pasi fitoi tre tituj të njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve, ka dy iluzione: drejtimin e Juventusit dhe Francës, vendin e tij.

Por të dyja janë të parealizuara në afatin e shkurtër dhe të mesëm, sepse Massimilliano Allegri po vazhdon të fiton trofe me Juven si dhe Didier Deschamps është kampioni aktual i botës.

Ndryshe, bastorja britanike sportive “William Hill” e ka kuotuar francezin me tre euro si strateg të Djajve të Kuq.

Komento: