Zidane me deklaratë befasuese për Marcelon

19:53 | 04 Prill 2019

Marcelo ka marrë disa fjalë mjaftë të mira nga Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Marcelo u kritikua edhe më shumë pas humbjes së Real Madridit 2:1 kundër Valencias të mërkurën mbrëma, por Zidanit nuk i intereson kjo aspak.

Francezi këmbëngul se mbrojtësi i majtë është i veçantë dhe se atij i pëlqen sesi luan.

“Marcelo është Marcelo. Më pëlqen sesi luan ai dhe e shoh atë në formë të mirë fizike”, tha Zidane.

“Ai stërvit mirë por ky sezon ka qenë i komplikuar për të gjithë jo vetëm për Marcelon”, shtoi ai.

Komento: