Zidane me lot në sy, i jep lamtumirën e fundit vëllait: Përherë në zemrën time

09:27 | 15 Korrik 2019

Zidane ia jep lamtumirën e fundit vëllait: Ke qenë udhërrëfyesi im, përherë në zemrën time.

Zinedine Zidane u detyrua ta braktisë skuadrën e Real Madridit në kampion stërvitor parasezonal, në mënyrë që të kthehej në Madrid për t’ia dhënë lamtumirën e fundit vëllait të vet, Faridit, i cili ndërroi jetë të shtunën.

Trajneri i Madridit e postoi në rrjetet sociale një fotografi të veten dhe vëllait të vetë të ndjerë, i cili ndërroi jetë të shtunën pasi vuante nga një sëmundje, transmeton Gazeta Express.

“Ti gjithmonë ke qenë udhërrëfyesi im. Ti ke qenë i drejtë, zemërgjerë dhe guximtar”, shkroi Zidane.

“Ti i ke dashur të tjerët dhe të tjerët të kanë dashur ty. Gjithmonë kam qenë shumë krenar me ty, do të jesh gjithmonë në zemrën time”, shtoi ai.

Zidane pritet t’i ribashkohet skuadrës së Real Madridit në Kanada në ditët në vijim, për t’i vazhduar stërvitjet parasezonale.

Komento: